25/02/2021 - 10:57
Para një viti një ngjarje e rëndë tronditi Gjilanin në Kosovë, pasi ku policja Valdete Bllaca vrau me armë prindërit, vëllezërit dhe më pas veten.Në atë kohë u raportua se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas informacioneve, Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj policit që ishte përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policorë. Polici me iniciale XH.A., akuzohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
"Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më 05 Janar 2021, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit XH.A., për shkak të veprës penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", pasi i njëjti si person zyrtar – përgjegjës për ruajtjen e armëve të zyrtarëve policor, duke mos ndërmarrë veprimet e domosdoshme, të cilat ishte i detyruar t’i ndërmerrte, e ndjera V.B., kishte arritur t’i fotokopjonte çelësat e zyrës dhe sirtarit metalit, ku nga aty kishte marrë armën e saj zyrtare, me të cilën ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe në fund ka kryer vetëvrasje",- thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Valdete Bllaca ishte rekomanduar që të punonte pa uniformë dhe pa armën e shërbimit.
/portali DurresLajm/