Pompeo: Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës thelbësore për Ballkanin Perëndimor

17/02/2020 - 16:39

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se sovraniteti dhe pavarësia e saj mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.

Në urimin e tij ai shkruan se “për më shumë se një dekadë të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë mbështetur në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës mbeten thelbësore për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të nxitur përparimin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Sekretari Pompeo shkruan se pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të ripërtërirë për të realizuar mundësitë e saj të plotë si për qytetarët ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje.

“Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe të njerëzve me Serbinë, të cilat paraqesin themelet për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt”, shkroi sekretari Pompeo në urimin e tij për përvjetorin e 12-të të pavarësisë së Kosovës. /VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada amerikane në Prishtinë bëri thirrje të dielën që të lihen anash ndarjet ndërmjet komuniteteve në kohën e përballjes më virusin C

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe tri raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 pas testimit të 138 mostr

Gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga raste

Kërkesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë, ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të propozojë kan

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka miratuar vendimet për shkarkimin e bordit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” dhe të Postës

Pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike në vend, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim për formimin e një qe

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës bën të ditur qëndrimin e tyre pas masës së reciprocitetit të vendosur nga Kosova

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtejshme, do të jenë transparente dhe në

Që nga dita e sotme hyn në fuqi vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bos