Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi është vetëdorëzuar në organet e drejtësisë.

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi tha se i njëjti është lajmëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Arifi është dënuar me mbi 1 vit burgim për mashtrim me subvencione, derisa javë më parë edhe Gjykata Kushtetuese ia vlerësoi të pabazuar një ankesë të tij për këtë çështje. Për disa muaj deputeti ka qenë në arrati.

Pikërisht votën e deputetit Arifi për votimin e Qeverisë Hoti, Lëvizja Vetëvendosje është duke e kontestuar në Gjykatën Kushtetuese.