Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 103 vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit, një prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare.

Në një postim në Facebook, Thaçi përmend porosinë që Isa Boletini ka lënë për çlirimin e trojeve etnike shqiptare.

"U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona",shkruan presidenti.