Presidenti Thaçi thirrje për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

26/05/2019 - 13:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë të pazakontë, ndërsa tha se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet.

I pranishëm në qytetin e Hasit, teksa mori titullin “Qytetar nderi”,  Thaçi u shpreh: "Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosovë dhe Shqipëri."

Me tej Presidenti i Kosovës foli edhe për Luginën  e Preshevës,  territoret të banuara nga shqiptaret në Serbi e që sipas tij do t’i bashkohet Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”, përfundoi Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dielën porositi bashkësinë ndërkombëtare se Kosovës nuk i duhet liria e izoluar, duke iu ref

10 persona janë lënduar pasi aeroplani Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel pati turbulenca të mëdh

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën biznesmenin nga Kosova Imer Shahinin, vellai i Besa Shahinit, ministre e Arsimit ne Tirane.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pritur sot në një takim të veçantë sekretaren Amerikane Madeline Albright të cilën e ka fa

Sot shënohet 20-vjetori që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajs

Kosova e meriton në jetë në Bashkimin Evropian dhe në NATO ka thënë ish-Pesidenti i SHBA-së Bill Clinton në Prishtinë.