Presidenti Thaçi uron kosovarët për Fitër Bajramin, por ka edhe një apel: Shmangni vizitat tradicionale

23/05/2020 - 21:50

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar Fitër Bajramin njëkohësisht ka përcjellë dhe një mesazh apeli.

Thaçi thotë se rreziku nga pandemia nuk ka kaluar prandaj gjatë kësaj feste duhet të shmangen vizitat tradicionale.

Sipas tij duhet disiplinë dhe kujdes i shtuar.

“Njëkohësisht me urimin që agjëruesve t’u jenë pranuar sakrificat dhe lutjet, besimtarëve myslimanë ua uroj Fitër Bajramin, i cili është gëzim i përbashkët dhe vazhdim i bujarisë dhe bamirësisë ndërnjerëzore”.

“Rreziku nga pandemia ende nuk ka kaluar, prandaj u bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm disiplinë dhe kujdes të shtuar mund t’i gëzohemi së shpejti edhe tejkalimit të kësaj situate. Paqja, solidariteti, mirëqenia dhe toleranca uroj të mbizotërojnë përherë në mesin tonë dhe kudo në botë”, ka shkruar Thaçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nesër me të gjitha gjasat Kosova do të jetë me qeveri të re.

Kosova ka raportuar rritje të numrit të rasteve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot janë testu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi në një konferencë për media, se ka pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese rreth çë

Pas problemeve që shkaktoi në pikën kufitare të Morinës, ku kamionë nga Shqipëria janë penguar nga pala kosovare, pasi duhet të bënin dez

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të dorëzojë sot në Kuvend për seancën ku pritet të votohet qeveria e re, me në krye Avdullah Hotin.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj pandemis

Ilaçi “Hidroksilkolina” i cili përdorej në Kosovë për kurimin e pacientëve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), tanim

Një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe g