Sot ishte paralajmëruar një protestë me kërkesë për deputetët e Kuvendit të Kosovës për të miratuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Protesta ka nisur në orën 10:00, kur duhet të niste edhe seanca e Kuvendit të Kosovës, por në protestë janë parë një numër i vogël protestuesish.

Bashkim Fazliu nga Fondacioni i Kosovës për Inovacion, organizator i protestës është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi ka sharë liderin e VV-së, Albin Kurti, dhe ka gjuajtur me vezë në drejtim të tij.

Ai tha se duhet dhënë mbështetje demarkacionit për t’ua mundësuar qytetarëve lirinë e lëvizjes.