Ndeshja e sotme e Botërorit, Serbi-Zvicër nuk do të mbajë të mbërthyer pas ekranit vetëm zviceranët, por mbështetës të kësaj skuadre do të jenë edhe shqiptarët. Kjo duket qartë në Kosovë, ku në një fshat të Gjilanit valëviten flamujt zviceran.

Kjo u ka rënë në sy edhe mediave serbe, të cilat kanë shkruar: "Pamje shokuese në fshatin e lindjes së Shaqirit në Kosovë! Shqiptarët provokojnë ashpër serbët, në prag të ndeshjes me Zvicrën".

Banorët vendës të këtij fshati e kanë bërë të qartë se sonte do të anojnë me zjarr kundër Serbisë, shkruan “Kurir”.