Punoi bustin e Adem Jasharit, skulptori: E bëra për pasion, unë jam berber

01/12/2020 - 20:56

Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren ka treguar se skulptura nuk është profesioni i tij. Alban Buxhovi në një intervistë për emisionin ‘Frontal’ të kanalit kosovar T7 ka deklaruar se në profesion është berber dhe skulpturën e ka hobi.

Ai ka treguar se shtatoren e Adem Jasharit e ka punuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe se nuk zotëron një punishte për krijimtaritë që bën. Ndërkaq, ai shprehet se i është dashur 3 muaj kohë për të përfunduar statujën. Nuk harron të përmendë se për krijimtarinë e tij nuk kanë munguar dhe komentet pozitive.

“I kam marrë për zemër kritikat unë dhe familja ime….Pasi u vendos aty erdhën komente negative, nuk e kam pritë kaq shumë me pas kritika, ka pas shumë vlerësime, por unë ju kam përkushtuar shumë përmendores së Adem Jasharit, kam punuar tre muaj me shumë përkushtim vetëm me realizuar shtatoren, kam punuar deri në 12:00 të natës, jashtë në oborr se s’kam punishte. E kam hobi, se unë me profesion jam frizer (berber)”, tha Buxhovi në T7.

Kujtojmë që statuja e Adem Jasharit është një nga dy statujat që u vendosën në qendër të Prizrenit më 28 Nëntor, e që për pamjen e saj, ka marrë shumë komente e diskutime.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera detaje zbulohen nga vrasja që tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Një person është vrarë pasditen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në Prishtinë.

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar në Gjykatën Supreme ankesat në lidhje me vendimin e Panel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.325 persona të dyshuar pë

Kërcënohet me jetë kryetarja e Kuvendit dhe presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjykata Speciale e Hagës ka refuzuar kërkesat e avokatëve për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër mesazh për Serbinë.

Albin Kurti nuk lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 14 Shkurtit.

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot rreth bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.