Pushimet luksoze të Thaçit/ Një plazh i tërë vetëm për presidentin, 5600 euro nata

09/08/2019 - 14:14

Një plazh i tërë, vetëm për Hashim Thaçin. Një natë në hotelin superluksoz në Bodrum kushton 5600 euro.

Kështu shkruan gazeta e kryeqytetit serb "Blic", duke pretenduar se ka zbuluar pushimet luksoze të presidentit, Hashim Thaçi, ndërkohë që politika në Kosovë po zien pas shpërndarjes së parlamentit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

"Ndërsa Kosova po cakton një datë zgjedhjesh dhe po përpiqet të kapërcejë një krizë politike, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të kalojë një pushim në një nga hotelet më ekskluzive në Bodrum të Turqisë, i cili kushton të paktën 5,600 € në natë", ka mësuar Blic.

"Hidhni një sy parajsës së vërtetë të vogël në bregdetin turk, ku pushon Thaçi", vijon Blic, shoqëruar edhe me një video.

Gazeta serbe "Blic" njihet si një media mjaft e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili gjithashtu ka afri të madhe me Thaçin dhe presidentin Erdogan të Turqisë, i cili po ashtu preferon që t'i kalojë pushimet në të njëjtën zonë ku pretendohet se gjendet këto ditë presidenti i Kosovës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe g

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i bëjnë thirrje aktorëve politikë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu mandatimin e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë s

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuven

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimis

Teksa Kosova është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e nesërme më 29 maj për formimin e qeverisë së re, vijojnë akuzat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe 1 rast i ri me koronavirus në vend.