Qeveria e Kosovës heq reciprocitetin ndaj Serbisë

06/06/2020 - 12:27

Qeveria Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së qeverisë, në një konferencë për media ka thënë se i kanë hequr të gjitha pengesat me Serbinë, për të rifilluar procesin e dialogut.

“Dje kemi miratuar programin e qeverisë. Kemi miratuar programin e organizimit të qeverisë në përputhje me besimin e deputetëve të Kuvendit. Kemi hequr pengesat për procesin e dialogut, zotim ky që e kemi dhënë përpara partnerëve tanë. Tani presim që edhe pala serbe të heq pengesat që të filloj dialogu me Serbinë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se janë të gatshëm që të ulen në tavolinë për dialogun Kosovë-Serbi, mirëpo siç tha ai dialogun do ta udhëheq Qeveria e jo Presidenca.

“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinën e dialogut. Kryeministri në bazë të kompetenvace kushtetueses e udhëheq dialogun. Edhe nëse unë dua nuk mund t’i transmetoj kompetencat e mia tek presidenti. Qeveria udhëheq dialogun dhe raporton tek Kuvendi”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Qeveria sot ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë. Kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e AAK-së në qeveri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë dënuar kërcëni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ranë dakord për zgjatjen teknike njëvjeçare të ma

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të situatës me k

Humb jeten pas nje lufte te gjate me koronavirusin babai i gazetarit të njohur të Kosovës, Berat Buzhala.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani i është drejtuar policisë, pas një përplasjeje që pati në seancën e së premtes në mbrëmje, k

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve nga koronavirusi.

Një vajzë 21-vjeçare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në Mjekësinë Sportive. Vajza e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka vdek

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëjë

Pas mbajtjes së Samitit të Parisit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë dalë me një deklara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.