Qeveria e Kosovës ndan 95,2 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike

07/08/2020 - 22:19

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 21-tën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimet për ndarje të mjeteve me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga masat për rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Pas shqyrtimit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej dyzet e katër milionë e shtatëqind mijë e një qind e pesëdhjetë e dy euro (44,700,152.00 €).

Mjetet e ndara kanë për qëllim të rimbursimit të shpenzimeve nga ekzekutimi i masave: Nr. 1.1, Nr. 1.2, Nr. 1.3, Nr. 1.4, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 30 mars 2020 për aprovimin e Pakos Emergjente Fiskale.Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar propozimin e Ministrisë se Financave për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej pesëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro (50,500,000.00 €), me qëllim të vazhdimit të ekzekutimit të masave: Nr. 1.3, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të nj

Situata e pandemisë në Kosovë vijon të normalizohet.

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.

Edhe pse ishte paralajmëruar se më 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohej takimi i radhës i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogra

Prokurorët e Hagës kanë hartuar një dosje voluminoze ndaj drejtuesve të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë kryer 528 testime për koronavirus ku janë konfirmuar

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, është rrezik për

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shtrëngimin e masave kufizuese në vjeshtë.