Qeveria e Kosovës tërheq nga Kuvendi platformën për bisedimet me Serbinë

31/03/2020 - 19:24

Me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, qeveria e Kosovës, ka tërhequr nga seanca e Kuvendit, platformën për bisedime me Serbinë, e cila ishte parashikuar të diskutohej si një nga pikat e rendit të ditës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në emër të qeverisë, ka parashtruar kërkesën për ta hequr nga rendi i ditës platformën për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, projekt-platforma në fjalë kërkon debate e diskutime të brendshme politike për konsensus, para se të shqyrtohet për miratim në Kuvend.

“Në emër të kryeministrit Ramush Haradinaj, me mirëkuptim kërkoj të tërhiqet lënda projekt-platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e proceduar në Kuvend me 23 prill 2018”, tha Reçica.

“Ky veprim bëhet në mënyrë që t’i japim kohë ndërtimit të një konsensusi sa më të gjerë nacional dhe vazhdimit të konsultimeve të mëtutjeshme”, tha ai.

Subjekti më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media, një ditë më parë ka bërë të ditur se nuk do ta përkrahë platformën për dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan rel.

“Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese”, ka thënë Grupi Parlamentar i LDK-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ilaçi “Hidroksilkolina” i cili përdorej në Kosovë për kurimin e pacientëve të infektuar me llojin e ri të koronavirusit (Covid-19), tanim

Një rritje të lehtë të shifrave nga COVID-19 ka shënuar Kosova në 24 orët e fundit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha të shtunën përmes një postimi në Facebook se janë duke e pritur aktgjykimin e

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe g

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të BE-së i bëjnë thirrje aktorëve politikë që të zbatojnë vendimin e Gjykatës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila njohu mandatimin e Avdullah Hotit

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin për formimin e qeverisë s

Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit AAK-në dhe NISMA-n e kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuven

Situata e krijuar në Kosovë nga pandemia COVID-19, ka ndikuar në humbjen e vendeve të punës, rënie të aktivitetit ekonomik dhe rrjedhimis