Qeveria e Kosovës tërheq projektligjin për financimin e partive

26/06/2019 - 08:24

Qeveria e Kosovës mori vendim që të tërheqë nga Kuvendi, Projektligjin për financimin e partive politike.

Projektligji për financimin e partive politike është kritikuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët javën e kaluar protestuan, për të kundërshtuar miratimin e tij.

Shoqëria civile thotë se projektligji nuk siguron transparencë në publikimin e financave dhe shpenzimeve të partive politike. Përfaqësuesit e saj, kanë argumentuar se ky projektligj paraqet “degradim” të të gjitha standardeve për financimin e partive politike.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë ditë më parë për Radion Evropa e Lirë se janë më shumë se 20 amendamente të cilat janë në kundërshtim me të gjitha standardet demokratike.

“Janë 27 amendamente në ketë projektligj të cilat janë bërë nga grupi punues dhe komisionet e tjera parlamentare, të cilat e kanë degraduar në masë të madhe këtë ligj, i cili është në kundërshtim edhe me frymën kushtetues, pasi që shkel disa nga parimet kryesore të financimit, llogaridhënies si dhe të transparencës së partive politike”, ka thënë Cakolli.

Edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian, transparenca e partive politike dhe publikimin e financave dhe shpenzimeve, ishte një nga vërejtjet të cilat janë theksuar për të gjitha shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka ndërruar jetë ish-zëvendësministri i ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Shpëtim Rudi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur të premten se është larguar nga bordi i Agjencisë së Krahasimit dhe Vërtetimi

Kosova ka vendosur taksë 100% ndaj disa produkteve të Republikës së Maqedonisë.

Mëngjesin e ditës së djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani.

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka deklaruar se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve '90.

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj deklaroi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk synon formimin e ndonjë koalicioni të madh pa

Në Prishtinë, ambasadat e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretëri