Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesve të Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës, ku në qendër të bisedimeve është formimi i qeverisë së re.

Lumir Abdixhiku nga LDK-ja ka folur pas takimit me grupin punues të Vetëvendosjes për harmonizim të programeve.

“Sot e patëm takimin e dytë, ku u dakordua një axhendë e takimeve për dy javët e ardhshme. Kemi diskutuar për formatin e qeverisë, për 12 ministritë si do të duken ato dhe si do të fuzionohen në ditët e para të qeverisë. Çdo tre ditë do të ketë takime mes dy partive”, – ka deklaruar ai.