Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti ka folur pas mbledhjes urgjente që ka patur në parti, ku ka treguar detaje nga vendimet që kanë marrë. Në një konferencë për mediat, Mustafa tha se do të iniciojë një mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Patëm mbledhjen e kryesisë, trajtuam situatën aktuale në vendin tonë shkaktuar nga rrezikimi i prishjes së marrëdhënieve me SHBA-në si rezultat i mos heqjes së tarifës edhe pse kërkuan pareshtur si aleati yni dhe problemin që sot ka lind me shkarkimin në kundërshtim me marrëveshjen për bashkëqeverisje të ministrit Veliu. Sot në mbledhje e diskutuam dhe kemi vendosur që LDK-ja të iniciojë mocionin e mosbesimit për të rrëzuar Qeverinë Kurti”, tha Mustafa.

Mustafa më tej shtoi se vendimi për mocion mosbesimi ka ardhur, pasi sipas tij Kurti nuk respektoi marrëveshjen e koalicionit duke mos u konsultuar fare me kryetarin e partisë në koalicion për ta shkarkuar një ministër të saj.

“Sot është shkarkuar një ministër i LDK-së, në kundërshtim me marrëveshjen për koalicion. Nëse kryeministri ka vërejtje për ministrat e LDK-së, duhet të konsultohet me kryetarin e LDK-së fillimisht, e nuk ka ndodhur të konsultohet me mua”, tha Mustafa.