Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hequr tarifën për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ndërsa ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Në një nga pikat e vendimit të qeverisë thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.