Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta qytetarët e Kosovës kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit shqiptar.

Për pasojë, lëvizja në Rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme  paraqitet e rënduar.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendosi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm me testin negativ PCR  të koronavirusit.

Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve.

Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevoja për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë  Covid 19.