Rama e paditi për shpifje, Haradinaj: Fanatik i ndarjes së Kosovës

23/01/2020 - 22:25

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një interviste televizive në "Open", Haradinaj është shprehur se veprimet e kryeministrit të Shqipërisë janë një paturpësi. Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se duhet të ishte ai që duhej të ngrinte padi ndaj Ramës pasi “ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës”.

“Kam marrë informacion nga mediat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpësi e Ramës që ka bërë këtë padi. Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpësi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se ka ngritur padi në Gjykatën e Prishtinës ndaj Haradinajt, ku e akuzon për shpifje në lidhje me deklaratat e tij për ndarjen e Kosovës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) me origjinë nga Pozharani i Vitisë në Kosovë, bëhet deuteti i parë me origjinë shqiptare në

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime lufte në Kosovë, paralajmëroi të hënën fillimin e ngritjes së

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se pacientja, e cila është dyshuar që është infektuar me virusin koronavi

Një rast i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Kosovës.

Ish-komandanti i UÇK-së dhe Zonës së Dytë të TMK-së në Prizren, Selim Krasniqi është intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kosova ka ndaluar mallrat që dyshohet se bartin koronavirusin e ri, Covid-19, të cilat kanë origjinën nga Kina, thonë zyrtarë të Doganave

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen, disa ditë pas skandalit me njohjen e vendit ng

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me taksën 100% për mallrat e Serbisë.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina J. Smith, tha se vendi i saj nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca, katër prej të cilëve dyshohet se u vranë nga vajza e vetme e familjes, V