Ramush Haradinaj dorëhiqet edhe si deputet i Kosovës

15/10/2019 - 21:49

Pas betimit të kryeministrit të ri të Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të mbajë asnjë funksion shtetëror në Kosovë, duke hequr dorë edhe nga mandati i deputetit. Edhe pse ka siguruar mjaftueshëm vota për të qenë deputet në Parlament, Haradinaj ka njoftuar sot se vendin e tij do e kalojë te kolegët. Ai njofton edhe nisjen e një procesi reformues brenda partisë.

“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.  Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, thekson Haradinaj.

Koalicioni i drejtuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u rendit i katërti në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me 11.57% të votave.

Reagimi i Ramush Haradinajt

Tani që po përmbyllet ky cikël zgjedhor, dua që të shprehë mirënjohjen time të thellë për secilën nga mbi 100,000 votat e besuara nga Ju, për mua si kandidat për Kryeministër.

Përjetësisht falënderues!

Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi.

Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës.

Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor.

Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis.  Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës.

Përgjithmonë i juaji, sa herë kërkon vendi e populli.

Ramush Haradinaj

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-S

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të p

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, kështu është shprehur Komisionari për zgjeri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur hyrjen e 337 ushtarëve të rinj në FSK.

Kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka beson se do të këtë përsëri zgjedhje në Kosovë.

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është ndarë nga jeta.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mini-Shengenit të Ballkanit.

Ministria e Jashtme kosovare ka mohuar deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç se Republika e Ganës është shteti i 16-të i ra

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që prej orës 07:30 janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares A.M.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Rama në Ohër për krijimin e shengetit ballkanik.