Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për President

12/08/2020 - 18:39

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit Drejtues të AAK-së ka bërë me dije se partia e ka autorizuar që të zhvillojë negociata për zgjerimin e koalicionit aktual. Po ashtu kreu i AAK ka bërë me dije se ka ambicie të jetë President dhe se për të kjo është  “përgjegjësi e lartë dhe nder i veçantë”

Por, Haradinaj është kujdesur të thotë në postimin e tij se do të donte ta pasonte Thaçin vetëm pasi ky ta përfundonte mandatin e jo si pasojë e largimit nga Gjykata Speciale.

“Besimin që unë të jem kandidat për president, nëse kjo diskutohet në bazë të kushtetutës, e konsideroj si përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë”- ka shkruar Haradinaj.

Ky pozicion i Haradinajt është bërë në kohën kur PDK-ja po diskutohet se do të futet në qeveri me ambicie po ashtu për postin e presidentit. Isa Mustafa ka kohë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai personalisht të jetë President i ri, pasi Thaçi të përfundojë mandatin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 670 të dyshuar për koronavirus prej

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi është vetëdorëzuar në organet e drejtësisë.

Një 14-vjeçare nga Mitrovica ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar 645 të dyshuar për koronavirus, prej të cilë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë në dial

Sali Mustafa i arrestuari i parë nga Prokuroria Speciale do të nisë betejën e tij ligjore në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, i cili më vonë u bë kryeministër i vendit, nesër (2

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë janë testuar gjithsej 525 persona të dyshuar për Covid-19

Dy persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë prej Covid-19.

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme gjatë luftës në Kosovë.