Pas publikimit të media të lajmit se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas Ramës, akuzat e Haradinajt sa i përket idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi janë shpifje. Por nuk ka munguar as reagimi i kryeministrit të Kosovës.

Sipas Haradinajt, padia e Ramës është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore! Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj në reagimin e tij.