Faza e dytë e masave lehtësuese kundër COVID-19 ka nisur sot në Kosovë, ku ka rinisur punë dhe transporti publik, përfshirë ai qytetas dhe ndërqytetas.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për rregullat që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që do t’u duhet të lëvizin me transportin publik-urban në kryeqytet.

Ndër të tjera Ahmeti tha se do të lejohen maksimalisht 20 udhëtarë dhe s’do të lejohet hyrja pa maska.

“Rifillon transporti publik, por me rregulla: numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20, nuk lejohet me hy në autobus pa maska, udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në fazën e dytë fillojnë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të fillojnë punën edhe:

  • Tregtia me pakicë (plotësisht),
  • Dentistët dhe Fizioterapeutët,
  • Floktarët dhe Sallonet e ondulimit,
  • Tregu i Gjelbër,
  • Gastronomia (merre me vete),
  • Transporti Hekurudhor,
  • Qendrat e thirrjeve (me listat e stafit esencial),
  • Hapja e Muzeve dhe Galerive.