Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagon pas rrëzimit të qeverisë së Albin KurtiT nga Kuvendi i Kosovës. 

Me një shënim në Facebook ai thekson se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejt dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Postimi i Haradinajt

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

RH