Rrëzimi i Qeverisë, mision i vështirë

Postuar: 12/04/2018 - 09:46

Rrëzimi i Qeverisë vlerësohet të jetë mision shumë i vështirë për LDK-në dhe për LVV-në që së bashku kanë 46 deputetë, ndërsa 12 deputetët e GDP-së shprehen të rezervuar sa i përket kësaj ideje. Analistët thonë se vështirë që do të ketë zgjedhje para vjeshtës së këtij viti.

Edhe pse koalicioni qeverisës tashmë është duke funksionuar me vetëm 53 deputetë në Kuvendin e Kosovës rrëzimi i Qeverisë nuk do të jetë mision i lehtë për t’u realizuar.
Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se për rrëzimin e Qeverisë nuk janë të interesuara të gjitha subjektet opozitare.

Edhe pse lëvizja “Vetëvendosje” është deklaruar pro mocionit dhe zgjedhjeve të parakohshme, analistët vlerësojnë se kësaj partie dhe as Grupit të Pavarur të Deputetëve nuk u konvenojnë zgjedhjet në rrethanat e tanishme, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës sërish ka paralajmëruar ngritjen e mocionit në qoftë se partitë politike nuk bien në ujdi për caktimin e një date për zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë nga koalicioni qeverisës shprehen të bindur se opozita nuk i ka numrat për ta realizuar synimin e saj.

Ndërkaq, përfaqësuesit e GDP-së gjatë ditës së djeshme kanë deklaruar se në situatën e tanishme nuk mund të flitet për zgjedhje të parakohshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka udhëtuar sot për në SHBA, për një vizitë zyrtare në New York dhe Washington, ku do të zhvil

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Paqes, duke thënë se rëndësinë e saj e dinë më së miri v

   22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës