Rusia: Tensionet në veri të Kosovës "po rriten"

16/03/2019 - 09:35

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë, siç u shpreh ajo, "vijës administrative" me Serbinë.

Komentet e Zakharovas u transmetuan në një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke mos ofruar asnjë dëshmi konkrete për pohimet, Zakharova tha se "forcat e sigurisë të Prishtinës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët".

"Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian", tha Zakharova.

"Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t'i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit", tha po ashtu Zakharova.

Rusia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Kosova dhe Serbia, ndërkaq, janë nën presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëntë persona janë shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nga kontakti me zarfet me vota të ardhura nga Serbia, atyre u

Rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve me vota të ardhura nga Serbia janë helmuar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e parakohshme në vend, ndërsa gazeta “Bota sot” ka siguruar listën e deputetëve që do të jenë në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme do të angazhohet që me Shqipërinë të ketë komision

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

Mediat serbe janë revoltuar pas fjalimeve të para të Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparaci

Në të dielën e 6 tetorit, shumë nga kameramanët dhe reporterët që po e ndiqnin nga pas Albin Kurtin, për të transmetur live votimin e tij

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit