Presidenti Hashim Thaçi është shprehur pas Samitit të Berlinit se prespektiva europiane e Kosovës po mbetet vetëm një frazë për veshët, ndërsa heqja e vizave ka qenë vetëm një premtim mashtrues dhe asgjë më shumë sipas tij.

"Ka qenë inkurajues angazhimi i Merkel dhe Macron-it. Vlerësoj qëllimin e tyre për çështjen tonë. E kam theksuar shumë qartë se prespektiva europiane për Kosovën ngelet vetëm një frazë e mirë për veshët dhe asgjë më shumë nga Bashkimi Europian. Të gjithë jemi dëshmitarë se edhe pas 20 vite pas luftës Serbia po cënon Kosovën dhe ndaj kësaj sjellje anti-europiane të Serbisë. Bashkimi Europian hesht. Kemi një heshtje europiane. Ky kriter i fundit që na është dhënë ka qenë vetëm një mashtrim e asgjë më tepër. Kosova mbetet më i izoluar padrejtësisht në Evropë, nga mungesa e vendimarrjes unike. Heqja e vizave ka qenë një premtim mashtrues dhe asgjë më shumë", u shpreh Thaçi.