Sërish asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, ulet dhe numri i rasteve të reja

30/09/2020 - 15:26

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 580 teste nga të cilët kanë rezultuar 46 raste pozitive.

Ashtu si një ditë më parë, njoftohet se brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje nga SARS CoV-2. 

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.", shkruhet në njoftim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka më shumë se një muaj prej hyrjes në fuqi të Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, e për moszbatim të masave anti-C

Sot është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të konfirmojë apo të rrëzojë aktakuzat e ngrita për Presidentin e Kosovës Hashim Thaç

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur pas takimit me Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajn.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe

Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit deklaroi se klienti i tij n

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19.

Pas raportimeve në media se babai i këshilltares Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, zëvendëskryeministrj

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar ekskluzivisht dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë

Ministrja e Financave të Kosovës, Hykmete Bajrami, në një konference për mediat ka njoftuar se në Thesarin e Shtetit janë kryer 4 transak