SHBA për Kosovën: Pavarësia është e përhershme

Postuar: 24/06/2018 - 14:47

   Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se pretendimet e Serbisë, se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës, janë të rreme. Në një postim në Twitter, Komiteti për Punët të Jashtme ka thënë se “pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”.

“Pretendimet mashtruese të Serbisë se shtetet po ia kthejnë shpinën Kosovës janë të rreme dhe po shkaktojnë zemërim në mbarë botën. Serbia duhet të ndalë këtë dhe të kthehet në normalizimin e raporteve me fqinjin e saj. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme”, thuhet në postimin në Twitter.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se shteti i Liberisë ka tërhequr njohjen e Kosovës. Por, ky lajm u hodh poshte nga Ministria për Punët të Jashtme e Kosovës dhe nga vetë shteti i Liberisë.

Edhe më herët, Beogradi zyrtar ka publikuar lajme se shtete të ndryshme kanë tërhequr njohjen, siç ishte rasti i Guinea Bisaut dhe shtetit të Ganës. Por, në të dyja rastet, Prishtina zyrtare i ka hedhur poshte këto lajme. Kosova ka akredituar ambasadorin e vet në Guinea Bisau, ndërkaq shteti i Ganës ka akredituar ambasadorin e tij në Prishtinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   22 persona janë arrestuar për përfshirje dhe shfrytëzim prostitucioni në Kosovë.

Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

   Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha mbrëmjen e së mërkurës në Tv Klan se është edhe do të mbetet kundër çdo marrëveshje me S

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mb

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Maureen Cormack, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se po

   Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të hënën korrigjimi i kufijve rrezikon kthimin në të kaluarën tragjike, ndërsa bisedimet m

   Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës bëjnë të ditur se shkalla e papunësisë në Kosovë është rritur.

Unë jam i sigurt se në politikën kosovare, tek qytetarët e Kosovës, nuk ka aspak dyshim se ne, si udhëheqës institucionalë të Kosovës

Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.

Një person është vrarë me armë mbrëmjen e së dielës në Pejë të Kosovës.