Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, pas dy rasteve të para të konfirmuara dje.

Rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar të 77-vjeçarit nga Vitia.

Pas pak minutash edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media, rreth koronavirusit.

Mbrëmë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.