Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.325 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive.

Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Gjakovë 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (61 vjeç), Skenderaj 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 181 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.518 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.991.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Ferizaj 19 raste, Podujevë 18 raste, Gjakovë 16 raste, Suharekë 16 raste, Pejë 15 raste, Malishevë 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 13 raste, Prizren 11 raste, Dragash 5 raste, Kaçanik 5 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Gjilan 2 raste, Mitrovicë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Graçanicë, Istog, Junik dhe Shtërpcë.

Numri total i rasteve pozitive është 58.988 raste nga 225.830 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.479 raste të vdekjes.