Ka shkuar në 5 numri i të prekurve nga Koronavirusi në Kosovë. Dy rastet e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë një 42-vjeçar dhe një 37-vjeçare që nuk kanë lidhje më njëri-tjetrin.

37-vjeçarja është me qëndrim në Itali-Brescia dhe ka shkuar në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

“Krahas tri rasteve pozitive të deritashme, sot pasdite me 14/03/2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar edhe dy raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2: Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë) i gjinisë mashkull 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç e gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, e cila ka ardhur në Kosovë me datë 01/03/2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“. Vend qëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.