Autoritetet në Kosovë njoftuan të mërkurën se tetë persona të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se në total janë testuar 34 vetë.

Në komunikatën e tij për media thuhet se katër nga të infektuarit e rinj janë me vendbanim në fshatin Domanek, Malishevë, tre në Prishtinë dhe një në fshatin Studime e Ulët, Vushtrri, shkruan Rel.

Shifra e fundit e çon në 71 numrin e të infektuarve në Kosovë.

Më 22 mars, Kosova ka regjistruar edhe viktimën e parë nga koronavirusi.