Edhe katër pacientë në Kosovë kanë dalë se janë të prekur me koronavirus. Kjo është vërtetuar nga analiza që u janë bërë sot edhe 70 personave të tjerë që kanë pasur kontakte me 5 të infektuarit e tjerë.

Gjendja e të gjithë të prekurve me COVID-19 është stabile.

Deri tani COVID-19 është konstatuar në Viti, Klinë dhe Malishevë.