Nuk dihet nëse ishte vdekje natyrale apo e stimuluar, por një 70 vjeçar nuk doli i gjallë nga një hotel e Prishtinës. Detajet për rastin mbetet të zbardhen kur të merret në pyetje gruaja e cila ishte me të, por që për momentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha: “Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha.Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete.Viktima është mashkull rreth 70 vjeç.”

Ai nuk ka thënë detaje tjera në lidhje me rastin, pasi hetimet janë në fazën fillestare. Rasti po klasifikohet nga policia si “vdekje e dyshimtë”.

Dyshohet se i ndjeri, i cili ka frekuentuar rregullisht të njëjtin vend, me të njëjtën grua, ka përdorur hapa stimulues. /Klankosova