Shpend Ahmeti jep dorëheqjen si kryetar i PSD-së, në vend të tij bashkëshorti i ministres Shahini?

15/12/2019 - 16:26

Përmes një statusi në Facebook, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit në Partinë SocialDemokrate.

Ai bëri me dijeni se sot ka kërkuar nga Kuvendi i PSD-së mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari dhe se ka vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozicion në parti.

Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues i përbashkët i analizës, e ajo ka qenë që nuk drejtojmë gishta te asnjëri individualisht sepse të gjithë kemi pas përgjegjësi për vendimet e marra e për të cilat besojmë se kanë qenë të arsyeshme e të drejta. Natyrisht se përgjegjësia më e madhe është e imja si kryetar i subjektit. Për të mos kërkuar përgjegjësi nga asnjëri individualisht, si kryetar i subjektit kam kërkuar mbledhjen e Kuvendit të PSD si organ më i lartë vendimmarrës në subjekt. Meqenëse edhe Statuti i PSD kërkon mbajtjen e zgjedhjeve pas zgjedhjeve nacionale për Kuvendin e Kosovës, sot kam kërkuar nga Kuvendi i PSD mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për të gjitha strukturat udhëheqëse të partisë duke filluar nga kryetari. Kjo na mundëson që kolektivisht të reflektojmë dhe të marrim përgjegjësi si parti. Ky propozim u aprovua në mënyrë unanime dhe që nga sot PSD do të ketë kryetar të ri dhe Këshill të ri. Pastaj Këshilli do ta votojë kryesinë e re dhe pozitat tjera udhëheqëse në parti. Po ashtu ju njoftoj se unë kam vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. E para si marrje e përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, por arsyeja kryesore është angazhimi kryesor dhe i vetëm i imi në Komunën e Prishtinës. Tash e tutje dhe deri në përfundim të mandatit në Komunën e Prishtinës unë nuk do të marr asnjë angazhim tjetër në asnjë institucion tjetër duke u fokusuar plotësisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna në vitin 2017. Kosova ka nevojë për opozitë të mirëfilltë e të fortë pa marr parasysh se kush është në qeveri. Jam i bindur se PSD ka mjaftueshëm njerëz e kuadro profesionale për ta udhëhequr në sfidat e radhës të adresimit të problemeve shoqërore, ofrimit të zgjidhjeve socialdemokrate, si dhe monitorimit të qeverisë. Kryetarit të ri dhe organeve të reja drejtuese ju uroj suksese në sfidat e radhës. Socialdemokracia për mua mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve shoqërore”, shkroi Ahmeti.

Mësohet se brenda Kuvendit Zgjedhor të PSD-së, kandidat i vetëm për Kryetar i PSD-së, është Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres Besa Shahini. Në këto zgjedhje ishin shtatë propozime por përfundimisht është vendosur të ketë vetëm një kandidat për Kryetar të PSD-së.

Shpend Ahmeti bëri të ditur se për shkak të përgjegjësisë pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, mori vendim për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt partiak ndaj dhe siç thotë do të merret vetëm me postin e Kryetarit të Prishtinës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Më 26 dhjetor është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe për kryetar të këtij institucioni është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëven

Lirohet Milan Vushkanoviç, punonjësi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, i cili ishte ndaluar nga Policia e Serbisë në pikën kufitare të Jar

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokra

Kosova është hedhur në ruletë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi. Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministr

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se janë pranë një marrëveshjeje me LDK-në.

Pavarësisht se ende nuk ka një koalicion qeverisës në Kosovë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka bën me dije se së shpejt

Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formimin e i

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike sh

Albin Kurti i ka dërguar letër zyrtare e LDK-së ku i bën apel që të heqë dorë nga largimi i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot Heroin Kombëtar, Skënderbeun, duke vlerësuar lart figurën e tij