Shpend Ahmeti mesazh të prerë ndërkombëtarëve: Taksa nuk hiqet, pavarësisht presionit!

09/09/2019 - 08:20

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndërkombëtarët janë duke bërë presion si për taksën 100% ndaj produkteve serbe, por edhe për masën e paralajmëruar të reciprocitetit.

“Serbia ia teproi Kosovës aq shumë me politikën agresive sa që Kosova u detyrua ta merrte një vendim të tillë për taksën. Për herë të parë është ndërmarrë një veprim politik.

Nëse vazhdon kështu nuk ka treg për ty në Kosovë iu tha Serbisë. Nuk mund ta kesh tregun e Kosovës nëse sillesh kështu”. Ai ka thënë se arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr.

“Arsyet për ta hequr taksën nuk janë hequr, prandaj taksa qëndron”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova. “Daçiç çdo të dytën ditë del me çnjohje të blera dhe natyrisht se pa u heq arsyet nuk mund të hiqet as taksa. Nëse ai thotë nuk e njoh Kosovën, nuk ka kompromise as asnjë gjë”. Sipas Ahmetit, epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është njohja e ndërsjellë.

“Me zgjedhjet e Komisionit Evropian do të ketë një presion për të provuar. Prej caktimit të Matthew Palmer si i dërguar i SHBA-së për Ballkanin na është bërë e qartë se SHBA dhe Komisioni Evropian do ta shtyjnë përpara një proces duke nisur nga dhjetori. Dhjetor-janar-shkurt do të ketë presion për këtë dialog”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një serb ka tentuar dje të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, duke prezantuar një patent shofer që dyshohet të jetë

Presidenti Hashim Thaçi përmes një mesazhi ngushëllimi për viktimat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, deklaroi se Kosova është e gatshme

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se shumë shpejt do të takohen me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosj

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kr

Në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje me padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipëris

Mëngjesin e së mërkurës u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Prizren, Durim dhe Suada Hadri.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump në dialogun Kosovë – Serbi pas takimit me të parin e LV-së, Albin Kurtin ka deklaruar se

Erdhën për pushime nga Suedia dy ditë më parë, por ky udhëtim për në vendlindje mbeti i fundit për ta.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është i bindur se marrëveshja e arritur për rivendosjen e linjës ajrore midis Prishtinës dhe Be