Shpërthen zjarri në kamp, përfundojnë në spital 7 refugjatë

28/01/2021 - 13:24

Një pjesë e kampit "Belvedere" në Mitrovicë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm dhe për pasojë janë lënduar 7 persona. Ky kamp prej disa muajsh strehon refugjatë nga shtetet e Lindjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur për mediat kosovare se sot rreth orës 6:00 të mëngjesit në kampin ku janë të vendosur disa refugjatë, ka shpërthyer një zjarr, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Ndërsa Nita Mustafa, zëdhënëse e spitalit rajonal "Sami Haxhibeqiri" në Mitrovicë, konfirmoi se në emergjencën e këtij spitali sot janë trajtuar shtatë persona, pesë nga të cilët shtetas të Marokos, ndërsa dy të tjerë shtetas të Libisë.

Sipas saj, lëndimet që kryesisht ishin nga flakët, por asnjëri nuk ndodhej në gjendje të rëndë. Në kampin Belveder në Mitrovicë, aktualisht ndodhen 41 refugjatë nga Siria, Maroko, Libia, Algjeria, Somalia dhe Palestina.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, në Kosovë në mbledhjen e kësaj të enjte ka vendosur se nëse do të ketë rrit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se  gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, u ka nisur letra presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit izraelit Be

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, ka thënë të martën se lideri i Lëvizjes Vetëven

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me postë apo votave nga diaspora.

Nën moton “Demokracia ka dështuar”, përfaqësuesit e komuniteteve joserbe në Kosovë kanë marshuar të martën në qendër të Prishtinës, për t

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërm

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka kërkuar hapjen e një kapitulli të ri të dialogut Kosovë-Serbi.