Shqiptarja nga Kosova, Blerta Hoti, është zgjedhur kryetare e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Goteborg. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në "Facebook".

Ai shkruan se dikur Blerta ishte azilkërkuese në Suedi, ndërsa sot arriti të fitojë post drejtues në këtë shtet.

“Dikur azilkërkuese në Suedi, dhe sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”, ka shkruar Pacolli.