Skandali i përdhunimit të nxënëses në Kosovë, ngrihen akuzat për gjashtë personat

01/11/2019 - 10:10

Prokurorët kosovarë kanë ngritur akuzat për gjashtë persona për rastin e përdhunimit të adoleshentes që shokoi opinionin publik. Adoleshentja u abuzua seksualisht nga një mësues dhe një oficer policie 2 vite më parë në moshën 16 vjeçare.

Prokuroria e hapi si çështje pas raportimit nga media kosovare Insajder. Policia kosovare njoftoi në shkurt të këtij viti se arrestoi një oficer të policisë, një mësues dhe një gjinekolog i cili kreu abortin e vajzës në mënyrë të paligjshme.

Çështja e përdhunimit u publikua fillimisht nga Insajderi, gjë që shkaktoi protesta për të drejtat e grave përpara Drejtorisë së Policisë në Prishtinë. Të mërkurën prokurorët thanë se të gjashtë të dyshuarit u akuzuan se kishin lidhje me çështjen e përdhunimit të 16 vjeçares.

Ato akuzohen “nën dyshimin e abuzimit seksual si dhe të shpërdorimit të detyrës”. Denoncoi mësuesin për abuzim, e përdhunon edhe polici.

Në shkurt të këtij viti, në Kosovë shkaktoi jehonë të gjerë një lajm i publikuar se një vajzë e mitur ishte abuzuar seksualisht fillimisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici ku ajo kishte kërkuar ndihmë.

Ngjarja dramatike ndodhi në zonën e Drenasit. Efektivi i policisë që akuzohet për abuzimin me adoleshenten ishte zëvendësshefi i hetimeve i Policisë në këtë komunë, Vesel Veseli.

Historia bëhet edhe më e rëndë pasi polici ka abuzuar dy vite me  adoleshenten, e madje e ka lënë edhe shtatzënë, duke e detyruar atë të  abortojë. Aborti i paligjshëm është kryer më 15 janar të këtij viti në  ordinancën e gjinekologut Fehmi Ahmeti, në Prishtinë.

Veseli e kishte njohur vajzën ditën që ajo kishte shkuar në stacionin  policor në Drenas për ta denoncuar mësuesin e saj për marrëdhënie  seksuale me dhunë. Viktima ishte nën moshën 16 vjeçare.

Që prej asaj dite, për vajzën nisi një periudhë tjetër e rëndë e  abuzimit dhe dhunës, kërcënimeve dhe shfrytëzimit seksual.  Për rastin,  më 7 shkurt u zhvillua një protestë në Prishtinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hapja e pikës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit të Shqipërisë, sipas autoriteteve në Prishtinë, ka ndikuar në rritjen e importit t

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohet sot me ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Gjatë diskutimit në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të forta me kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Policia e Kosovës publikon fotografitë e dy personave të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviçit më 16 janar 2018 në Mi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vendosur që Dita e Flamurit (28 Nëntori) të shpallet ditë pushimi në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini, të cilin e ka falënderuar p

Zëvendësndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për çështje politike dhe të sigurisë, James Appathurai, thotë në një intervistë p

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit dhe analisti James Hooper, tha se një marrëveshje Kosovë-S

Marrëveshja eventuale për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të p

“Unë pres që qeveria e re të vendosë këto objektiva në qendër të programit të saj”, kështu është shprehur Komisionari për zgjeri