Sot mbahet seanca/ 4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria Kurti

25/03/2020 - 10:06

Ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë, që nis në 11:00 për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Po çfarë mund të ndodhë nëse rrëzohet qeveria Kurti?

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur ç'ka ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet Qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh. Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë. Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksur se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka dalë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, derisa ka kërkuar transparencë në këtë proces.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur në OVL të UÇK-së për bastisjen e zyrës së kësaj

Kosova ka dalë nga lista e zezë e Zvicrës, pasi shteti europian ka hequr karantinimin për qytetarët që kthehen në këtë vend.

Nënkryetari i OVL UÇK, Nasim Haradinaj është arrestuar nga policia e Kosovës.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit, janë nga 664 testime kanë rezultuar pozitivë 4

Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bastisur të premten zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare

I dërguari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, tha sot se pala kosovare dhe ajo serbe janë dakorduar që Ujmani të quhet

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të nj

Situata e pandemisë në Kosovë vijon të normalizohet.

Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.

Edhe pse ishte paralajmëruar se më 28 shtator, në Bruksel do të zhvillohej takimi i radhës i nivelit të lartë midis Prishtinës dhe Beogra