Sulm drejtorit të Krimeve Ekonomike, Prokurorja pendohet për hetimin

21/02/2018 - 08:55

Pa kaluar as 24 orë që kur Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike, Nazim Sahiti, ky institucion ishte bërë pishman, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë pas ndërrimit të cilësimit nga dëshmitar në të dyshuar, prokurorja e rastit, Rukije Shasivari, kishte thënë se “ka qenë e ndikuar” për ta cilësuar si të dyshuar, pasi që ajo nuk ishte e sigurt nëse Sahiti ishte përfshirë në rrahjen e drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

Videoja nga kjo rrahje është bërë publike. Aty shihet qartë forca që e kishte përdorur Sahiti. Por në shkresën e Prokurorisë së Shtetit, të cilën e ka gazeta, prokurorja ka deklaruar se “nuk është e sigurt nëse Sahiti është i dyshuar”.

Një shkresë e tillë e ka pasivizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të marrë masa ndaj Sahitit. Edhe pse ligjërisht IPK-ja nuk është e obliguar të marrë autorizime nga Prokuroria për të rekomanduar masa ndaj një zyrtari policor, ushtruesja e detyrës se IPK-së, Miradije Kelmendi, nuk i ka zbatuar kompetencat e saj ligjore duke u bazuar në dyshimet e prokurores.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njësitet e KFOR-it janë duke zhvilluar stërvitje në veri të Kosovës.

Republika e Kosovës duhet të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, e njohur si CEFTA, pasi që nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për dorëheqjet e katër kryetarëve të komunave veriore.

Kosova të premten do të bëhet bëhet zyrtarisht me ushtri.

Qeveria e Kosovës po paralajmëron masa shtesë reciprociteti ndaj Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka lehtësuar një varg çështjesh teknike në të mirët e

Pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në sistemin shtetëror, Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka konfirmuar se këto sulme

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komitetit të CEFTA-s, që duhej të mbahej në Prishtinë, pasi delegacioni i Kosovës ka kundërshtuar që mbled

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.