Sulmi ndaj deputetit serb, kryeministri Haradinaj: I papranueshëm!

20/03/2019 - 14:00

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petrovic. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petrovic është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Petrovic gjatë një konference për media.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petrovic.

Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostic, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan për l

Shoqata “Atlantiku”ka mbajtur një konferencë për media për të përmbledhur aktivitetet që u zhvilluan për vizitën e ish-pjesëtarëve të Bat

Federica Mogherini tanimë haptas akuzohet se ka qenë përkrahëse e idesë së Thaçit dhe Vuciqit për shkëmbim të territoreve.

Dy ditë pas shkrumbimit nga flakët të katedrales së Notre Dame në Paris, Kosova ka konfirmuar që do jetë një nga shtetet që do e ndihmojë

Në 29 prill në Berlin do të mbahet një takim i rëndësishëm për të ardhmen e dialogut Kosovë – Serbi.

Mbrëmë pas mesnate një vjedhje e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Ferizajt.

Këtë të martë shënohet 20-vjetori i rënies së luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, komandant për O

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga presidenti Thaçi është shprehur me tone të ashpra për përfaqësuesen e Bashkimit Eur

Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e parë në Kosovë që tregoi hapur se ishte përdhunuar gjatë luftës, mbajti një fjalim në vendin ku i ndod

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur rreth një marrëveshje të mundshme nd