Tahiri kërkon mbështetjen e homologes gjermane

19/09/2018 - 18:50

   Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Ministres Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Katarina Barley.

Në takimin dypalësh, Ministri Tahiri  ka njoftuar homologen gjermane për angazhimin në përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane, reformat në drejtësinë penale, kodifikimin e të drejtës civile, bashkëpunimin juridik ndërkombëtar si dhe për reformën strukturore të sektorit të sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri ka shprehur konsideratën e lartë për kontributin që Gjermania ka dhënë në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe  mbështetjen e dhënë për procesin e liberalizimit të vizave.

Në këtë kuadër, ministri Tahiri ka kërkuar mbështetje edhe në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore përmes akreditimit të programeve dhe trajnimit të punonjësve mjekoligjor në fusha specifike si dhe në konsolidimin e drejtësisë komerciale përmes një programi të veçantë të trajnimit për organet e sundimit të ligjit në çështjet që ndërlidhen me efikasitetin e shërbimeve gjyqësore ndaj sektorit të biznesit.

Nga ana e saj, Ministrja Federale e Drejtësisë së Gjermanisë, Barley ka mirëpritur angazhimin institucional në fushën e sundimin të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë për proceset e reformave të ndërmarra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria e Kosovës mori vendim që të tërheqë nga Kuvendi, Projektligjin për financimin e partive politike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë, me marrëveshje ligjërisht obligative, që nënkup

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare.

Në Shtatorin e vitit 2017, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosov

Gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, shumë të huaj morën pjesë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se me shtyrjen e takimit të Parisit, do të vonohet edhe arritja e marr

Qeveria e Kosovës nuk e ka përmbushur as nivelin minimal të standardeve për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rë

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç.

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott, ka thënë se ‘status-quo-ja’ në Ballkan s’është e qëndrueshme dhe se të gjithë po humbin për sh