Taksë për hyrje në Prishtinë, Shpend Ahmeti: Do të evitojë ndotjen

20/10/2020 - 15:10

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se duke qenë se në Prishtinë rrugët janë shumë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen, zgjidhja e vetme mbetet një vendosje takse për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit. Ai është shprehur se një hap i tillë do të ulë nivelin e ndotjes dhe trafikun.

Pas një jave diskutimesh dhe reagimeve të shumta lidhur me këtë çështje, i pari i Prishtinës ka përdorur përsëri Facebook-un për të dhënë sqarime shtesë.

Ai ka thënë se diskutimet e javës në lidhje me taksën për hyrje në Prishtinë janë keqinterpretime dhe se ky veprim nuk penalizon vetëm qytetarët e komunave tjera.

“S’është taksë për qytete tjera, por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka shumë tollovi me vetura. Kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për regjione të tjera. Kjo nuk fillon tani, por do të ketë diskutime. Kjo do të bëhet  bashkë edhe me rregullin në trafik, kamerat e trafikut. Pra, ka kohë dhe është politikë progresive”, ka shkruar ai.

Ai këtë propozim e ka krahasuar me rregullimin e sistemit në qytetin e Londrës.

“Në gjuhën angleze njihet si Congestion Charge (taksë e tollovisë në njëfarë mënyre). Londra është kryeqyteti që e ka rregulluar më së miri këtë sistem”.

Ahmeti po ashtu ka thënë se janë duke u marrë edhe me mbylljen e shtëpive private për ngrohje qendrore në Termoskos, gjë e cila do të evitonte ndotjen gjatë dimrit.

“Nuk ka rampa (laura), nuk ka diskriminime, kur të vendoset kjo politikë vlen për të gjithë dhe implementohet me kamera. Thjeshtë në një qytet të vogël ku mund të ecësh në këmbë prej njërës anë në tjetrën për 30 minuta dhe ku ka probleme me ndotje serioze gjatë dimrit, prioritet duhet ta kemi luftimin e përdorimit të panevojshëm të veturave”

Deklaratat e Ahmetit, kanë marrë reagime të mëdha edhe nga kryetarë të komunave të tjera. Ndërsa, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë kundërshtuar haptas këtë ide.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundi janë testuar gjithsej 1.510 persona të dyshuar për

Kryetari i Grupit Punues për Krimet, Milovan Drecun deklaroi se ka të paktën 159 kampe të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe Shqipëri,

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani është shëruar nga Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.340 persona të dyshuar pë

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka publikuar një analizë rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimit të katër pjesëtarëve të Ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në ditën e lindjes së këtij

Ka filluar seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjes së Qeverisë Hoti.

Autori i shtatores së Adem Jasharit në Prizren ka treguar se skulptura nuk është profesioni i tij. Alban Buxhovi në një intervistë për em

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se semestri dimëror i këtij viti shkollor do të përfundojë më herët se sa është p