Janë publikuar pamjet e ngjarjes së frikshme që ndodhi pasditen e sotme në Prishtinë.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga mediat kosovare, një person, që tashmë është vënë në pranga ka qëlluar mbi 4 persona me kallashnikov.

Para se të mbërrijë policia dhe autoambulancat në trotuaret e një ndërtese në lagjen e Spitalit kanë qëndruar të shtrirë persona të përgjakur nga goditjet me armë zjarri. Ndërkohë që është filmuar edhe dorasi duke e qëlluar njërin nga viktimat.

Motivet e tragjedisë kanë të bëjnë me çështje pronësore, ndërkohë që bëhet e ditur se në konflikt janë përfshirë dy familje. Viktima janë babai dhe dy djemtë e tij, por prokurori nuk ka mundur të konfirmojë se cili është personi që ka vdekur si pasojë e plagëve.