Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas medieve kosovare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ne rrugën “Azem Bejta”, ndërsa nuk dihen ende motivet.

Personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet po ashtu as gjendja e tij shëndetësore.