Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

13/02/2020 - 21:19

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar.

“Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një vajzë 21-vjeçare nga Podujeva e Kosovës ka ndërruar jetë në Mjekësinë Sportive. Vajza e lindur në vitin 1999 me inicialet D.P ka vdek

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se gjendja e rënduar e situatës së përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë, mund të bëjë

Pas mbajtjes së Samitit të Parisit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë dalë me një deklara

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është infektuar nga koronavirusi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 94 numri i i pacientëve të infektuar me coronavirus

Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën me dije se më 13 korrik është ftuar nga Prokuroria Speciale

Shtabi i Krizës për komunat veriore të Kosovës, ka vendosur që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një ushtar amerikan, që shërbente në Kosovë, ka vdekur.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, ka njoftuar se në Qendrën e Regjistrimit të Autom