Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social "Facebook" ka bërë të ditur se ia ka anuluar lejen presidentit serb për ta vizituar Drenicën.

Ky vendim ka ardhur pas protestave ku qytetarët e kësaj ane bllokuan rrugën me mjete të rënda transportuese.

"Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", ka shkruar Haradinaj.

Presidenti serb duke folur për këtë protestë ka thënë se gjërat duhet të zgjidhen me fjalë e jo me dhunë.