Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës.

Thashi shkruan në Facebook se do tё vendosë sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme, pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat kushtetuese.

"Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme", ka shkruar Thaçi në Facebook.